Numërohen 82 përqind e votave në Mal të Zi, prin partia e Gjukanoviçit

30 gusht 2020 | 23:16

Qendra për Monitorim dhe Kërkim CEMI në Mal të Zi ka bërë të ditur se tani janë numëruar 82 përqind e votave të zgjedhjeve paralamentare që janë mbajtur sot atje.

Lista DPS – “Përcaktuar për Malin e Zi” e Milo Gjukanoviç ka 34.90 përqind apo 143.600 vota dhe koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” e Zdravko Krivokapic ka 32.70 përqind apo 134.300 vota.

“Koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka 12.6 përqind apo 51.60 vota, “Bardh e zi” 5.60 apo 23 mijë vota, Partia Boshnjake 4.20 përqind apo 17.100 vota , Social Demokratët 4.20 përqind apo 17.100 vota , SDP – Mali i Zi i fortë 3.10 përqind apo 12.800 vota , Koalicioni Shqiptar Njëzëri 1.10 përqind apo 4.400 vota , Lista Shqiptare 1.40 përqind apo 5.800 vota , HGI 0.2 përqind apo 900 vota dhe lista kroate 0.10 përqind apo 500 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Persona deri më tash të panjohur kanë kryer një vjedhje…