Numërohen 89 për qind të votave, PS-ja kryeson me 72 mandate
27 prill 2021
| 07:58
Duket se procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
Sipas të dhënave të KQZ-së në orën 07:00, janë numëruar 4619 kuti nga 5199 në total ose thuajse 89 për qind e votave.
PS-ja vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 666,601 vota ose 48.66 për qind, me 72 mandate.
PD-AN kanë marrë 539,270 vota ose 39.37 për qind konvertuar në 59 mandate në gjithë vendin.
Nga ana tjetër, LSI ka marrë 94552 vota ose 6.90 për qind, konvertuar në pesë mandate.
Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka arritur që të marrë 30441 vota ose 2.22 për qind, konvertuar tre mandate deputetësh deri më tani.
Të gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1 për qind, duke mos siguruar një mandat deputeti.