Numërohen 92 për qind e votave, garë e ngushtë mes Pendarovskit dhe Siljanovkës
21 prill 2019
| 23:38
Edhe 8 për qind të votave kanë mbetur për t’u numëruar për zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) kryeson kandidati i pozitës Stevo Pendarovski me një diferencë shumë të ngushtë me 42,62 për qind kundrejt kandidates së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova me 42,46.
Ndërsa kandidati i tretë i Aleancës për Shqiptarët dhe Besës, Blerim Reka ka arritur të marrë vetëm 10,60 për qind.