Numërohen 98.47 për qind e votave, ky është rezultati
08 tetor 2019
| 09:07
Pas numërimit të 98.47% të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje!, ka siguruar 200.953, vota apo 25,51%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 195.534 vota, apo 24,82%, Partia Demokratike e Kosovës ka 167.402, apo 21.25%.
Koalicioni AAK-PSD ka marrë 90.839 vota apo 11,53%, ndërsa Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet nën pragun e zgjedhor, pasi ka marrë 38.639 vota apo 4.90%.
Porse, në këto rezultate preliminare për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit nuk përfshihen votat me kusht, ato me postë, si dhe të personave me nevoja te veçanta.