Numërohen 99 për qind të votave, Turqia pritet të shkojë në balotazh
15 maj 2023
| 11:24
Autoriteti zgjedhor i Turqisë ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale pas numërimit të 99 për qind të votave.
Sipas rezultateve preliminare, zgjedhjet presidenciale në Turqi do të shkojnë në raundin e dytë të votimeve.
Presidenti aktual, Rexhep Taip Erdogan kryeson me 49.42 për qind pas numërimit të 99 për qind të votave.
Pas tij, në balotazh pritet të shkojë kandidati opozitar Kemal Kiliçdaroglu, me 44.95 për qind të votave.
Më 14 maj, Turqia përveç zgjedhjeve presidenciale, mbajti edhe ato parlamentare. Këto zgjedhje po konsiderohen si votimet më të rëndësishme në historinë moderne 100-vjeçare të shtetit.