Numërohen 99 përqind e votave në Wisconsin, prin Biden me rreth 20 000 vota

04 nëntor 2020 | 13:59

Me 99 përqind të votave të numëruara, kandidati demokrat Joe Biden ka një epërsi të lehtë (rreth 20,000 vota) karshi presidentit Donald Trump në shtetin industrial mesperëndimor të Wisconsinit.

Trump e mundi Hillary Clintonin në Wisconsin për më pak se 30,000 vota në vitin 2016.

Pavarësisht që Biden po prin me një diferencë të vogël, gara në këtë shtet mbetet shumë e ngushtë për t’u projektuar se si do të përmbyllet.

Wisconsini konsiderohet një nga shtetet kyçe dhe mund të vendosë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rikthehet përballja në mes dy skuadrave që u takuan në…