Numërohen 99% të votave me kusht, ky është rezultati
25 tetor 2019
| 23:06
Procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara në Qendren e Numërimit të votave është gati në përfundim.
Kur janë numëruar 99 % të votave është Lëvizja Vetëvendosje! me gjithsej 6783 vota.
E pasuar nga PDK-ja e cila ka marr 5025 vota, ndërsa LDK-ja sipas këtij numërimi është e treta me 4648 vota të siguruara.
Nisma Socialdemokrate deri tani ka grumbulluar 1199 vota.
Koalicioni AAK-PSD ka marr 3060 vota në total, dhe Lista Serbe 939 vota.