Numërohen mbi 33 mijë vota të diasporës, ky është rezultati
03 mars 2021
| 10:36
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas përditësimit të fundit, ka arritur t’i numërojë 33 488 vota.
Nga ky total, Vetëvendosja ka arritur t’i marrë 26078 vota me postë, të ardhura nga diaspora.
Ndërkaq LDK-ja 2829 vota, vazhdon të prijë përpara PDK-së e cila ka marrë 2486 vota nga diaspora.
AAK-ja nga kjo kategori e votave i ka marrë 944 sosh, derisa Nisma 234.
Me përfundimin e numërimit të votave me postë, KQZ-ja do të publikojë rezultatin final të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.