Numërohen mbi 70% të votave në Mal të Zi, prin partia e Milo Gjukanoviç
30 gusht 2020
| 22:17
Parashikimet e para të mandateve në 72.5% të votave të numëruara tregojnë se DPS e Milo Gjukanovic ka 29 mandate, koalicioni proserb “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 27, “Paqja është kombi ynë” 10 mandate, “Bardh e Zi” katër. Social Demokratët dhe Partia Boshnjake do të kishin tre vende secili, SDP dhe Lista Shqiptare nga dy, dhe AK Jednoglasno një.
Nëse ndonjë nga listat kroate tejkalon 0.35 përqind, ata do të marrin një mandat të rezervuar.
Nëse listat shqiptare arrijnë edhe 0.7 përqind, rezultatet e tyre do të mblidhen dhe do të arrijnë tre, ndërkohë që në këtë moment ata do të kanë 2.6 përqind dhe dy mandate. Në zgjedhjet e fundit shqiptarët kishin fituar vetëm një mandat.