![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_0687.png)
Numërohen mbi 93 përqind e votave, ky është rezultati
10 shkurt 2025
| 14:36
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se tashmë janë numëruar 93.25 përqind e votave.
Nga të dhënat e publikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka 322 mijë e 376 vota apo 41.01 përqind.
Partia Demokratike e Kosovës është në vend të dytë me 176 mijë e 570 vota apo 22.46 përqind.
Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 138 mijë e 833 vota apo 17.66 përqind.
Kurse, koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe të tjerëve ka 59 mijë e 36 vota apo 7.51 përqind.