Numërohen mbi 93 % të votave, ja kush po prin
05 maj 2019
| 22:17
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore, ka numëruar pothuajse të gjitha votat.
Kanë mbetur edhe më pak se 7 % e votave që s’janë numëruar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në Maqedoninë Veriore.
Deri më tani KSHZ ka bërë të ditur se janë numëruar 93.64 për qind të votave të zgjedhjeve presidenciale.
Në bazë të numërimit të këtyre votave është duke prirë Stevo Pendarovski që , deri më tani ka arritur të mbledh 406 mijë e 773 vota apo 52.04 %. Kurse, Gordana Siljanovska ka mbledhur 346 mijë e 901 vota apo 44.38 %.