Numërohen mbi 97 përqind e votave, LV-ja del fituese
Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me 48 përqind ose 369.739 vota, derisa janë numëruar 97,04 përqind të votave të përgjithshme. Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 17.35 përqind ose 133.357 vota, derisa në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18 përqind ose 101.364 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7,42 përqind apo mbi 57 mijë vota dhe Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.
Nga paslufta zgjedhjet e para parlamentare në Kosovë janë mbajtur në vitin 2001, ku e para në listë pati dalë Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) me 45,65 përqind.
Edhe në zgjedhjet e vitit 2014, LDK-ja pati dalë e para me 45,42 përqind, ky subjekt në atë periudhë drejtohej nga presidenti historik Ibrahim Rugova.
VV për herë të parë garës zgjedhore si subjekt politik i ka hyrë në vitin 2010 ku i pati marrë 12,69 përqind të votave preliminare. Në zgjedhjet e vitit të kaluar ky subjekt ka marrë 26,27 përqind të votave.
Ndërsa votat e diasporës akoma nuk kanë filluar të numërohen nga KQZ-ja,