Numërohen mbi 99 për qind të votave në RMV, Fronti Evropian mbetet forca e dytë
09 maj 2024
| 08:03
Deri tani janë numëruar mbi 99 për qind e votave në zgjedhjet paralamentare që janë mbajtur dje në Maqedoninë e Veriut.
Sipas rezultateve live në webfaqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, VMRO ka fituar 58 mandate, Koalicioni “Fronti Evropian 19 mandate, LSDM 18 mandate dhe Koalicioni VLEN 13 mandate.
Ndërkaq, sa i përket rundit të dytë të zgjedhjeve për president, fitues ka dalë Gordana Siljanovska Davkova me 65,14 për qind, ndërsa Stevo Pendarovski 29,25 për qind.