
Numërohen rreth 98 për qind të votave, kjo është renditja e partive politike
07 tetor 2019
| 13:50
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 97.92 për qind të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas kësaj përqindje, Vetëvendosje vazhdon të jetë partia e parë me 200.439 vota e pasura nga LDK-ja me 194.978 vota.
Pas këtyre dy partive renditet PDK-ja me 165. 049 vota dhe koalicioni AAK-PSD me 90.569 vota.
Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.
/Epoka e re/