![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/skenderaj.jpg)
Numërohen votat e diasporës edhe në Skenderaj
24 tetor 2021
| 18:57
Partia Demokratike e Kosovës ka dalë fituese ndaj Bekim Jasharit i cili kandidoi si i pavarur për të parin e Skenderajt edhe me votat e diasporës.
Nga 113 vota sa u dërguan në total nga diaspora, Fadil Nura i Partisë Demokratike të Kosovës mori 87 prej tyre ndërsa Bekim Jashari mori 26 vota të diasporës.
Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosvoës fitoi pa balotazh në komunën e Skenderajt duke e mposhtur Bekim Jasharin.