Numërohen votat me kusht në Fushë Kosovë, a ka balotazh në këtë komunë?
26 tetor 2021
| 22:13
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar edhe listën e rezultateve të votave me kusht për komunën e Fushë Kosovës.
Sipas rezultateve të nxjerra nga QNR, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Burim Berisha, kryeson në këtë listë, me 103 vota.
I dyti është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Bajçinca, me 71 vota.
Ndërkaq në fund të kësaj liste me vetëm nëntë vota qëndron Hasan Ismajli i AAK-së.
Zyrtarisht për 28 vota Fushë Kosova shkon në balotazh në mes LDK-së dhe LV-së.