![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/12/AAK-LOGO.jpg)
Numërohet 75% të votave në Deçan, Ramush Haradinaj mbi 5 mijë vota, pas tij Dauti, Ramosaj, Kadrijaj e Demhasaj
15 shkurt 2025
| 18:43
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dal partia e parë në komunën e Deçanit me gjithsej 7099 vota
Ballkani.info e ka siguruar listën e kandidatëve më të votuar nga AAK-ja në këtë komunë pas numërimit të 75% të votave.
Ramush Haradinaj padyshim se është më i votuari nga të gjithë me 5173 vota, duke u pasuar nga vëllai i tij, Dauti me 4661 vota. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj renditet i treti me 3853 vota, i pasuar nga Time Kadrijaj me 3568 vota dhe Arton Demhasaj me 3033 vota.
Lok Komoni është i gjashti me 2607 vota. Mbi 2 mijë vota kanë marrë edhe Arif Ahmetxhekaj dhe Rasim Selmanaj.
Pal Lekaj vazhdon të përformojë dobët, duke marrë vetëm 273 vota.