Numërohen votat e raundit të parë, Osmani merr 69 vota
04 prill 2021
| 18:20
Në raundin e parë të votimit për presidentin e Kosovës kanë marrë pjesë 81 deputetë.
Vjosa Osmani ka marrë 69 vota të deputetëve të cilat nuk janë të pamjaftueshme që ajo të zgjedhjet presidente në raundin e parë. Nga ky votim, 12 vota janë shpallur të pavlefshme.
Me këtë rast, shkohet në raundin e dytë të votimit, ku për tu zgjedhur presidenti duhet që të votojnë 80 deputetë dhe atë pro kandidaturës së Vjosa Osmanit.
Kujtojmë se kundërkandidati i Osmanit, Nasuf Bejta nuk ka marrë asnjë votë.