Mbi 100 kuti të numëruara, ja si ndahen PS-ja dhe PD-ja
26 prill 2021
| 02:51
Procesi i numërimi i fletave të votimit kanë nisur pothuajse në të gjitha qarqet e vendit. Vetëm Durrësi deri më tani nuk ka numëruar asnjë kuti. Deri më tani janë numëruar në të gjithë vendin 108 kuti.
Në rang vendi Partia Socialiste ka marrë numrin më të madh të votave me 13821 të tilla. Partia Demokratike ka marrë deri më tani 10477 vota. Në rang vendi, LSI-ja ka shkuar deri më tani deri në 2631 vota.
Deri më tani procesi i numërimit ka përfunduar vetëm në bashkinë e Pustecit. /tvklan.al