Numrat e partive për zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë nga 111 deri në 135
16 shtator 2019
| 17:59
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që numrat e partive politike për zgjedhjet e 6 tetorit të jenë nga 111 e më lartë në mënyrë që mos të korrespondojnë me numrat e kandidatëve për deputetë sikurse në zgjedhjet e kaluara.
Këtë vendim e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimit të Subjekteve Politike, Yll Buleshkaj, sipas të cilit tash e tutje renditja e subjekteve politike në fletëvotim do të jenë nga 111 deri në 135.
Me këtë janë pajtuar të gjithë anëtarët e partive politike.
Ndërkohë nesër (e martë) do të organizohet ceremonia e tërheqjes së shortit ku subjektet politike do të mësojnë numrin e tyre dhe njëkohësisht renditjen në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
/Epoka e re/