Numri 1 në botë penalizohet, ndryshime në krye të renditjes botërore për femra
Tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka është rikthyer pas një viti në krye të renditjes botërore. Ajo ka përfituar nga një penalizim prej 120 pikësh që ka marrë tenistja polake Iga Swiatek, që ka zbritur në vendin e dytë.
Një penalizim që ka ardhur si pasojë e rregullores, ku një teniste duhet të marrë pjesë në 16 turne WTA: 10 janë turne Masters 1000 dhe gjashtë janë turne të kategorisë 500. Swiatek ka marrë pjesë në 13 turne, duke humbur 120 pikë. Edhe Sabalenka ka marrë pjesë në më pak turne se lejohet, por ka humbur vetëm 10 pikë, duke bërë që dy tenistet më të mira në botë të bëjnë rokadë në krye të renditjes.
Sabelanka ka aktualisht 9.706 pikë, ndërsa Switak 9.665 pikë. Gjithsesi, rivaliteti mes dy tenisteve do të vijojë deri ë turneun e fundit të këtij viti, në atë WTA Finals, që zhvillohet në Riad. Ndërsa tenistet e tjera janë shumë larg në renditje, me amerikanen Coco Gauff që renditet e treta me 5.963 pikë.