Numri 123 në botë eliminon Djokoviqin
E pabesueshme në turneun Masters të Indian Wells për meshkuj në tenis. Italiani Luca Nardi, numri 123 në botë, mundi 2-1 serbin Novak Djokoviq, numrin 1 në botë (6-4, 3-6, 6-3).
Një rezultat befasues, teksa edhe vetë Djokoviq nuk e beson pas përfundimit të ndeshjes. Falë këtij suksesi, Nardi kualifikohet në 1/16 e turneut të parë Masters të këtij viti për meshkuj.
“Kjo është një mrekulli. Unë jam një djalë 20 vjeçar, i 123-ti në botë dhe e munda Novak. Është çmenduri, çmenduri”, ka thënë Nardi pas fitores, duke vënë duart në fytyrë nga gëzimi. Ndërsa Djokoviq, që luante për herë të parë pas 5 vitesh në Indian Wells, ka thënë: “Nardi nuk kishte
se çfarë të humbiste, luante ne këtë turne si “humbësi me fat”. Gjithsesi, ai e meritonte të fitonte. Unë u befasova më shumë nga niveli im, i cili ishte vërtet shumë i keq”. Nardi bëhet tenisti me renditjen më të ulët (numri 123 në botë) që arrin të mundë Djokoviq në një turne. Ai luajti mirë, theu mbrojtjen e serbit dhe kombinoi goditje të fuqishme nga baza me sulme në kohë dhe precize, duke arritur kështu një sukses të madh në aspektin sportive.