Numri 18 i NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi: Vota juaj për ndryshim është rruga drejt një Kosove të zhvilluar dhe me mundësi për të gjithë
Sot, gjatë një takimi me qytetarët e Kosovës, kandidatja për deputete e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, ka ndarë vizionin e saj për të ardhmen e vendit – një Kosovë të zhvilluar, të drejtë dhe me mundësi për të gjithë. Ajo theksoi se është e bindur se vetëm bashkërisht mund t’i tejkalojmë sfidat dhe ta bëjmë Kosovën një vend ku çdo qytetar ndjen krenari për të jetuar.
“Për ta bërë këtë realitet, më duhet mbështetja juaj. Vota juaj më 9 shkurt është votë për ndryshim, për përparim dhe për një Kosovë që kujdeset për secilin prej nesh. Ju ftoj të më besoni këtë mision dhe të bashkoheni me mua në këtë rrugëtim. Së bashku mund të bëjmë më shumë!” – shkroi Krasniqi në profilin e saj në Facebook.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë për Nismën më 9 shkurt, duke theksuar se kjo është një mundësi për të ndryshuar drejtimin e vendit dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të gjithë.
Postimi i plotë:
Sot, gjatë takimit me qytetarët pata mundësinë të ndaj me ta vizionin tim për të ardhmen e Kosovës – një të ardhme me më shumë zhvillim, drejtësi dhe mundësi për të gjithë. Besoj fuqimisht se së bashku mund t’i tejkalojmë sfidat dhe ta bëjmë Kosovën një vend ku të gjithë ndihen krenarë për të jetuar.
Për ta bërë këtë realitet, më duhet mbështetja juaj. Vota juaj më 9 shkurt është votë për ndryshim, për përparim dhe për një Kosovë që kujdeset për çdo qytetar.
Ju ftoj të më besoni këtë mision dhe të bashkoheni me mua në këtë rrugëtim. Së bashku mund të bëjmë më shumë!
🇽🇰 #PërKosovën #ZëriJuaj #Voto137 #Voto2 #Voto18