Numri 38 i PDK-së, Vesa Broja: Mbështetja juaj është forca ime, bashkë mund ta bëjmë Kosovën ma mirë
Vesa Broja, kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 34 në listë për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka bërë një postim emocionues në rrjetin social Facebook. Ajo e përshkruan kandidaturën e saj si më shumë se një garë politike, duke e quajtur atë një thirrje për bashkim dhe ndihmë për të ndërtuar një Kosovë më të mirë për të gjithë.
Postimi i plotë:
Më shumë se një kandidaturë, është një thirrje për t’u bashkuar, për të ndihmuar, për të besuar. Për një Kosovë ku të gjithë kanë mundësi për një të ardhme më të mirë.
#PDK131
#BedriHamza1
#vesabroja38
#meVesënmamirë
“Kosova, ndjenja që më ndjek kudo, në çdo hap që bëj dhe në çdo ëndërr që kam.
Mitrovica, qytet i mbushur me histori, pasion dhe shpirt. Familja ime, burimi i forcës sime.
Unë jam Vesa Broja. Kam lindur dhe jam rritur në Mitrovicë. Jam inxhiniere e telekomunikacionit me profesion, ndërsa pasioni im është matematika, e cila më mësoi si të mendoj qartë dhe të zgjidh probleme – dy cilësi që i mbaj me vete edhe në politikë.
Gjithçka që më dha forcën të besoj në mundësinë e ndryshimit është familja ime. Babai im, një njeri i jashtëzakonshëm, la pas një trashëgimi të paçmueshme për ne. Çdo hap që bëj më bën ta ndjej praninë e tij – ai është gjithmonë me mua, në çdo vendim dhe në çdo sfidë që kam.
Rrugëtimin tim e fillova nga niveli lokal, gjithmonë me besimin se ndryshimi fillon aty ku njerëzit jetojnë. Sot, ndjehem e gatshme që me përvojën, angazhimin dhe pasionin tim ta vazhdoj këtë rrugëtim në nivel kombëtar.
Numri me të cilin garoj në listën e Partisë Demokratike të Kosovës është numri 38. Mbështetja juaj është forca ime. Bashkë mund ta bëjmë Kosovën ma mirë!