Numri 7 i PDK-së, Rrahman Rama: E gjithë Vushtrria është përcaktuar për #mamirë!

14 janar 2025 | 00:19

Në një atmosferë të jashtëzakonshme sonte në Dobërllukë, kandidati për deputet nga PDK me numrin 7, Rrahman Rama, u takua me shumë qytetarë të entuziasmuar për vizionin dhe prioritetet që ai dhe partia po prezantojnë.

“Si këtu në Dobërllukë, edhe e gjithë Vushtrria është entuziaste për #mamirë!”, theksoi Rama gjatë takimit.

Ai gjithashtu vizitoi familjen Hajrizi dhe qytetarët e fshatit Balincë, ku bisedoi për idetë dhe prioritetet për të ndërtuar një Kosovë më të mirë dhe më të zhvilluar, nën udhëheqjen e Kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza.

“Faleminderit familjes Hajrizi për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe për mbështetjen e palëkundur ndaj vizionit tonë,” shtoi Rama.

#PDK131
#Rr7

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni “Për Familjen” ka mbajtur të hënën mbledhje, ku morën…