Numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar rënie
30 gusht 2019
| 13:44
Institucionet përgjegjëse për sigurinë në trafikun rrugor janë mbledhur sot për të harmonizuar aktivitetet lidhur me sigurinë pranë shkollave.
Është vendosur që të ketë prezencë të shtuar të policisë në afërsi të shkollave, sidomos atyre në rrugë nacionale.
Në konferencën e Policisë së Kosovës, u tha se numri i aksidenteve me fatalitet, për periudhën janar-gusht të këtij viti, krahasuar me 2018-n, ka shënuar rënie.
Nënkolonel Jeton Rexhepi nga divizioni i trafikut, ka bërë me dije se ka rënie të numrit të aksidenteve me fatalitet.