Numri i aplikimeve për azil në Gjermani bie për 14 për qind
Gjermania ka thënë se numri i aplikacioneve të azilit ka rënë për 14 për qind vitin e kaluar, duke vazhduar kështu trendin e zvogëlimit të shifrave prej vitit 2015, kur një fluks emigrantësh nga Lindja e Mesme, pati përfshirë vendet e Bashkimit Evropian.
Ministria e Brendshme gjermane ka thënë të mërkurën se 111,094 aplikacione të reja të azilit janë pranuar më 2019, 18,534 apo 14.3 për qind më pak sesa vitin paraprak.
Sirianët sërish është thënë se kanë qenë azilkërkuesit më të mëdhenj me 26 453 aplikacione të dërguara, të përcjellë nga banorët e Irakut, Turqisë, Iranit dhe Afganistanit.
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka thënë se “numri i azilkërkuesve në Gjermani ka rënë për të tretin vit me radhë”.
Ai ka thënë se këto shifra tregojnë se “janë duke funksionuar një numër masash të viteve të fundit kundër imigrimit të pakontrolluar” ndonëse Bashkimi Evropian vazhdon të përballet me presion të emigrantëve në kufijtë e jashtëm. /Rel/