Numri i vdekjeve në Indi nga Covid-19 kalon Kinën
29 maj 2020
| 14:37
Më shumë njerëz kanë vdekur tani me Covid-19 në Indi sesa Kinë, sipas shifrave të fundit nga ministria e shëndetësisë së Indisë.
Numri i vdekjeve është rritur në 4706 , ndërsa Kina ka konfirmuar 4 638.
Me më shumë se 160 000 infeksione totale, rastet e Indisë tejkaluan Kinën disa javë më parë.
Disa ekspertë thonë se shpërthimi i virusit atje nuk e ka arritur kulmin, dhe këtë do ta bëjë vetëm në qershor ose korrik, raporton BBC.