Numri i vdekjeve në Itali rritet, i të infektuarve bie

07 prill 2020 | 10:42

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali është rritur gjatë të hënës. Dje janë regjistruar 636 vdekje, 100 më shumë se një ditë më parë kur ishin regjistruar 525 vdekje. Sipas të dhënave të Agjencisë për Mbrojtjen Civile, ndonëse është rritur numri i vdekjeve, numri i rasteve të të infektuarve është zvogëluar ndjeshëm.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Itali, qysh prej kur ka shpërthyer pandemia më 21 shkurt, ka arritur në 16 523, që është vendi me më së shumti vdekje në botë.

Numri i rasteve të infektuara është rritur për 3 599, që në total e çon numrin e të prekurve në 132  547, që është rritja më e ulët qysh prej 17 marsit.

Para të hënës, rritja e numrit të rasteve ka qenë në një mesatare prej 4050-6557, transmeton Klan Kosova.

Edhe numri i personave të shëruar është rritur, pasi të hënën janë raportuar 22 837 persona krejtësisht të shëruar, derisa një ditë më parë ishin 21 815.

Këto statistika kanë ngjallur shpresën se koronavirusi është duke u larguar nga Italia, një prej vendeve me statistika të frikshme të vdekjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Alsat” mëson se gjatë natës së djeshme në Maqedoni janë…