Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Iran kap shifrën 5 209

20 prill 2020 | 15:25

Irani raportoi 91 viktima të reja nga koronavirusi, duke rritur numrin e vdekjeve në 5 209, theksuan sot mediat shtetërore.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se Kianoush Jahanpour, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, ka konfirmuar se 1 294 persona tjerë u testuan pozitivë për COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 83,505.

Jahanpour shtoi se 59.227 persona janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet, ndërsa 3.389 pacientë janë në gjendje kritike. Sëmundja që u zbulua për herë të parë në Wuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar është përhapur në 185 vende dhe rajone.

Sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA, ajo ka vrarë më shumë se 165,000 persona dhe infektuar mbi 2.4 milionë./AA/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës,…