Numri i viktimave nga Covid-19 në Moskë është dyfish më i lartë
Autoritetet e Moskës kanë dyfishuar numrin zyrtar të vdekjeve nga Covid-19 për muajin prill.
Departamenti i Shëndetit në Moskë tani thotë se 1 561 njerëz vdiqën nga sëmundja. Më parë ishte njoftuar për 639 viktima.
Departamenti theksoi se raporti i ri përfshinte edhe rastet e dyshimta të vdekjeve nga koronavirusi.
Raportet e mediave kishin thënë se numrat zyrtarë ishin shumë të ulët, por autoritetet i kishin akuzuar për lajme të rreme dhe shtrembërim të fakteve.
Rusia ka raportuar të enjten për 232 vdekje të reja nga COVID-19. Kjo është shifra më e lartë ditore e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Në këtë vend janë konfirmuar gjithsej 387 623 raste të infektuarve me koronavisurin e ri dhe 4 374 viktima.
Qeveria ruse thotë se programi i testimit masiv të vendit është arsyeja për shkallën e ulët të vdekshmërisë./rel/