Numri i kredive të garantuara nga FKGK-ja arrin në një mijë
14 mars 2018
| 14:37
Në fund të javës së kaluar arriti në 1000 numri i kredive të garantuara nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK).
Vlera e përgjithshme e këtyre kredive të miratuara nga Bankat partnere tashmë ka arritur vlerën 37.4 milionë euro.“Fondi tashmë ka arritur marrëveshje me pothuaj të gjitha bankat në Kosovë, duke përfshirë Bankën Ekonomike, Bankën Kombëtare Tregtare-Dega në Kosovë, Bankën për Biznes, NLB Bank, ProCredit Bank, Raiffaisen Bank dhe TEB Bank. Këto marrëveshje synojnë të zgjerojë kredidhënien për bizneset kosovare”, thuhet në komunikatën e FKGK-së.