Numri një tenis, Ashleigh Barty: Ende nuk jam ende gati

04 mars 2022 | 16:33

Tenistja australiane Ashleigh Barty, numri 1 në botë, ka konfirmuar se nuk do të luajë në turneun masters të Indian Wells.

Ajo ka thënë se ende nuk e ka marrë veten nga lodhja e pësuar gjatë Australian Open, ku triumfoi para tifozëve të saj, duke u bërë tenistja e parë australiane që fiton grand slam-in e shtëpisë.

“Për fat të keq, trupi im nuk ka ende rikuperuar ashtu si duhet pas Australian Open. ndaj, nuk jam përgatitur ashtu si duhet për këtë turne dhe për atë të Majemit që nis më pas. Nuk dua të luaj dhe të humbas, ndaj mendoj se është më mirë të mos marr pjesë dhe të rikuperoj 100%”, ka thënë Barty.

“Më vjen keq për këtë vendim, pasi i adhuroj këto turne. Gjithsesi, të kujdesem për trupin tim është më e rëndësishme për momentin”, ka deklaruar Barty, që ka si qëllim të rikuperojë për turnetë e fushave me dhe që nisin në prill në Evropë. Objektivi i saj është grand slam i Roland Garros.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…