Nuno Queirós merr detyrën e Përfaqësuesit të Përhershëm të UNDP-së në Kosovë

05 korrik 2023 | 15:02

Nuno Queirós është emëruar Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë dhe ka filluar punën në fillim të korrikut 2023. Ai zëvendëson Znj. Maria Suokko e cila ka mbajtur këtë pozitë gjatë katër viteve të fundit.

Z. Queirós është një profesionist i Zhvillimit të Qëndrueshëm që në rolin e tij të ri sjell më shumë se 20 vjet përvojë drejtuese dhe menaxheriale nga disa vende të botës ku UNDP vepron. Ai shërbeu si ushtrues detyre i Përfaqësuesit të Përhershëm në Azerbajxhan (Janar – Qershor 2023) dhe Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Shqipëri (2019-2023), Ekuador (2014-2019), ku shërbeu edhe si ushtrues detyre i Përfaqësuesit të Përhershëm i UNDP-së, dhe në Guinea-në Ekuatoriale (2011-2014).

Fillimisht, ai iu bashkua UNDP-së si Zyrtar i Ri i Programit në Nikaragua (2003-2005), dhe vayhdoi si Ekonomist Menaxhimi në Qendrën për Zgjidhje Biznesi në Byronë e Menaxhimit (2005-2006) dhe si Specialist i Politikave, Zyrtar Ekzekutiv dhe Asistent Special i Zyrtarit Kryesor Financiar të UNDP-së në Zyrën e Financave, Administratës dhe Menaxhimit të Burimeve (2006-2011).

Përvoja e z. Queirós përpara se t’i bashkohej UNDP-së ishte me Komisionin Evropian (2001-2002) dhe në sektorin privat (2003).

Ai ka diplomuar në Ekonomi dhe Shkenca Politike dhe ka magjistraturë në Zhvillim Politik nga Universiteti i Mançesterit, një tjetër në Studime Evropiane për Politikë dhe Administratë nga Kolegji i Evropës dhe një magjistraturë të tretë në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Université Libre de Bruxelles.

Përveç gjuhës amtare portugeze, ai flet edhe anglisht, spanjolisht, si dhe frengjisht. Atij i pëlqen futbolli dhe shumë sporte të tjera dhe mezi pret të eksplorojë bukuritë e Kosovës me familjen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mason Mount edhe zyrtarisht është lojtar i ri i Manchester…