Nura dhe Lushtaku bëjnë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Me këtë rast, Lushtaku ka thënë se heroizmi dhe sakrifica e familjes Jashari do të kujtohet dhe nderohet përjetë.
“Pas marrjes së detyrës së re, bashkë me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, struktura të degës, deputetë, asamblistë e drejtorë komunalë, bëmë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz. Me Jasharajt filloi organizimi i luftës kurse sakrifica sublime e tyre ishte fillim i lirisë së Kosovës. Heroizmi dhe sakrifica e familjes Jashari do të kujtohet e nderohet përjetë. Lavdi jetës dhe veprës së komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.