Nura: Do të angazhohem për përmirësim të kushteve në spitalin e qytetit

22 dhjetor 2021 | 12:25

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka takuar sot ushtruesin e detyrës së Drejtorit të QKMF-së, Agron Mehmeti, dhe stafin mjekësore të kësaj qendre.

Me këtë rast, ai është zotuar se do të angazhohet në funksion të rritjes së shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimit të kushteve të punës në spitalin e qytetit.

“Shtimi i numrit të mjekëve, stimulimi financiar për angazhim profesional, çështja e parkingut në oborrin e QKMF-së, oksigjenimi dhe veprime të tjera, janë nevojat që do t’i adresojmë në afatin më të shkurtë të mundshëm, në funksion të rritjes së shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimit të kushteve të punës në spitalin e qytetit tonë.  Me Ekzekutivin Komunal sot në takim me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të QKMF-së, dr.Agron Mehmeti, për t’i ofruar gjithë përkrahjen e nevojshme institucionale, në angazhimin e tij dhe të kolegëve, për të përmirësuar dhe mirëfunksionalizuar shërbimet, si dhe për t’i shkurtuar radhët e qytetarëve që presin të marrin ndihmë mjekësore”, ka shkruar Nura në profilin e tij në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës do të mbajë sot manifestimin…