Nura e Lushtaku vizitojnë familjen e Thaçit në Burojë (foto)
05 gusht 2022
| 13:25
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura së bashku me nënkryetarin Sami Lushtaku, kanë vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Burojë, me rastin e ditëlindjes së nënës së tij, zonjës Hyrë, e cila mbushi 85 vite dje.
Kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku i kanë uruar nënës së Thaçit shëndet të plotë bashkë me familjen. Ata gjithashtu kanë uruar që ditëlindja e radhës të festohet bashkë me presidentin Hashim Thaçi.
Hyrë Thaçi njihet si një grua e respektuar që ushqeu me bukë gjatë ilegalitetit luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, bacë Haxhi Thaçi, janë krenarë për të birin dhe për gjithë trashëgiminë e tij ushtarake e politike në shërbim të lirisë së vendit.