Nura e Lushtaku vizitojnë Stacionin Policor të Skenderajt
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, kanë vizituar Stacionin Policor në këtë komunë, ku janë pritur nga komandanti Muhamet Kajtazi dhe stafi i tij policor.
Në takim është diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë brenda territorit të komunës përfshirë fshatrat Bajë e Syriganë, e cila u vlerësua e qetë.
Kryetari Nura ka ripërsëritur gatishmërinë për të ofruar në çdo kohë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, në të mirë të interesit të qytetarëve dhe në funksion të sigurisë publike.
Ky takim vjen si rezultat i zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës, ku përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nga komuniteti serb dhanë dorëheqje nga përgjegjësia institucionale dhe organet shtetërore, në shenjë pakënaqësie për mosrealizimin e kërkesave nga ana e Qeverisë së Kosovës.