Nura: Gjimnazi ‘Hamëz Jashari’ do të shndërrohet në një nga objektet më moderne
16 shkurt 2022
| 13:32
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë me dije se pas një angazhimi disa javor rreth rinovimit të objektit të Gjimnazit “Hamëz Jashari”, ka nënshkruar marrëveshjen me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, në vlerën prej 237,157.00 euro.
“Ky është hapi i fundit përpara se të fillojë puna profesionale rreth modernizimit të objektit shkollor të gjimnazit në qytetin tonë, si institucion me rëndësi të veçantë i cili, jo që është menduar të rrënohet a të lihet në harresë, por të shndërrohet në një nga objektet më moderne. Punë, jo fjalë!”, ka shkruar Nura në llogarinë e vet në “Facebook”.