Nura, Lushtaku dhe Krasniqi kujtojnë masakrën e Rezallës
05 prill 2023
| 14:25
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari i komunës Sami Lushtaku dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kanë përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Rezallës.
“Bashkë me Gjeneralin Sami Lushtaku, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës, komandantë e bashkëluftëtarë të UÇK-së, familjarë dhe qytetarë të shumtë, në nderime dhe tubimin përkujtimor në 24-vjetorin e të rënëve të masakrës së Rezallës, fal gjakut të të cilëve u arrit liria e Kosovës, e më vonë edhe pavarësia e shumëpritur. Lavdi të gjithë të rënëve të masakrës së Rezallës!”, ka shkruar Nura në “Facebook”.