Nura paralajmëron rrezikun për vërshime: Pa ndihmën e Institucioneve, mund të kthehemi në situatën e njëjtë

11 qershor 2023 | 20:51

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka folur pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për vërshime, si pasojë e reshjeve të shpeshta të shiut.

Nura në një prononcim për GazetaBlic thotë se nëse niveli i reshjeve të shiut do të jetë si herën e kaluar, përsëri do të ketë probleme.

Nura thotë se problem nuk do të ketë vetëm në komunën që ai drejton, por edhe në komunat tjera të rrezikuara, nëse nuk do të kenë ndihmën e Institucioneve.

“Varet se në çfarë niveli mund të jetë, nëse është në nivelin nëse ka qenë herën e kaluar do të jetë problem i madh”, tha Nura.

“Nëse nuk ka përkrahje nga institucionet e shtetit, atëherë efektet negative do të jenë të pranishme dhe jo vetëm në komunën e Skenderajt, por nëse vërshimet nuk janë si herën e kaluar ne kemi mundësi që të bëjmë diçka në këtë drejtim”, shtoi ai.

Nura shtoi se Qeveria nuk i ka kompensuar ende dëmet e vërshimeve të kaluara, gjë që e premtoi menjëherë.

“Ne ende nuk kemi marrë ndihmë nga Qeveria për kompensimin e dëmeve”, tha Nura.

Kujtojmë se, IHMK ka paralajmëruar për reshje shiu që nga nesër, të cilat do të përfshijnë pjesën më të madhe të shiut.

“Në disa zona ato do të jenë më intensive të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta, të karakterit lokal, sidomos në lumenjtë me karakter të rrëkeve, të cilat zbresin prej viseve malore, ku si pasojë do të ketë tejkalim të kapaciteteve transportuese të tyre dhe mundësi të paraqitjes së vështirësive në sistemet e kanalizimeve, shembje të dheut, probleme në komunikacion, bujqësi etj”, u tha në njoftimin e IHMK-së gjatë ditës.

Sipas IHMK-së, zonat ku rrezikohen nga përmbytjet janë zonat veriore dhe ajo jugore. Tek pjesa veriore, rrezikohen Mitrovica dhe Skenderaj, ku janë edhe lumi Ibër, Sitnica dhe ai i Drenicës, ku ka pasur përmbytje së fundmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përleshjet në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum rifilluan sot midis ushtrisë…