Nura pret Szunyogin, flasin për bashkëpunimin e dyanshëm
26 qershor 2024
| 15:17
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Ylber Morina dhe drejtorin për Arsim, Kastriot Duraku, kanë pritur në takim shefin Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me bashkëpunëtorë.
Në takim është diskutuar për bashkëpunimin mes BE-së në Kosovë dhe Komunës së Skenderajt, me theks të veçantë për projektin e ndërtimit të çerdhes publike, afër shkollës fillore “Shaban Jashari”.
Me këtë rast është vizituar objekti i çerdhes, ku kanë parë nga afër ecurinë e punimeve, të cilat ndodhet në fazën e fundit të përfundimit të këtij projekti.