Nura viziton objektin e Qendrës për Punë Sociale pas renovimit
08 shtator 2023
| 13:17
Pas përfundimit të renovimit të objektit të Qendrës për Punë Sociale, i cili u realizua në bashkëpunim mes Komunës së Skenderajt dhe Islamic Relief Kosova, kryetari i komunës, Fadil Nura dhe drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezartë Hasani-Ibrahimi, kanë vizituar këtë institucion, për të parë nga afër finalizimin e procesit të renovimit.
Hapësira brenda Qendrës për Punë Sociale duket e rinuar, falë këtij projekti të përbashkët, dhe shërbimi ndaj qytetarëve ofrohet në kushte shumë më të mira se para kohës së vërshimeve të 19 janarit, të cilat e kishin dëmtuar infrastrukturën e objektit të QPS-së.