Nurboja: BQK-ja realizoi 27 milionë euro profit gjatë vitit 2023
27 qershor 2024
| 12:08
Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja, ka njoftuar se BQK-ja ka miratuar raportin për vitin 2023.
Nurboja përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është shumë i kënaqur me performancën e Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2023.
“Miratohet raporti vjetor 2023, shumë i kënaqur me perfomancen e BQK-së. Profiti mbi 27 milionë euro, ku nga të cilat mbi 10 milionë euro i ndahen buxhetit të shtetit”, ka shkruar Nurboja.