Nuredin Ibishi, dëshmitari i nëntë i mbrojtjes në rastin ndaj Salih Mustafës
Ka filluar seanca e së martës, në gjykimin ndaj Salih Mustafës.
Nuredin Ibishi, është dëshmitari i nëntë i mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj Mustafës.
Seanca e fundit në këtë rast, u mbajt me 11 prill, ku u dëgjua dëshmitari Kapllan Parduzi.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.
Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.