Nuredin Ibishi vazhdon sot dëshminë në Speciale
24 tetor 2024
| 08:50
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Nuredin Ibishi dje ka filluar dëshminë dhe do ta vazhdojë edhe sot.
Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, Ibishi ka qenë anëtar i UÇK-së në zonën operative të Llapit.
Dëshmia e Ibishit do të zgjasë rreth një a po dy ditë, 2 orë e gjysmë janë paraparë për pyetje të ZPS-së, për mbrojtjen e viktimave rreth 20 minuta, e për mbrojtjen e të akuzuarve rreth gjashtë orë.