Nuredin Lushtaku emërohet nënkryetar i Skenderajt
13 dhjetor 2017
| 10:51
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nuredin Lushtaku, është emëruar nënkryetar i Komunës së Skenderajt.
Lajmin për emërimin në këtë pozitë e ka konfirmuar vetë Lushtaku. “Po është e vërtetë, unë jam emëruar nënkryetar i komunës së Skenderajt”, ka thënë Lushtaku për “Indeksonline”.