Nuredin Lushtaku lirohet nga ndalimi policor
03 korrik 2022
| 13:42
Ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, është liruar nga ndalimi policor.
Lajmin e ka bërë me dije avokati i tij, Artan Qerkini.
Lushtaku dyshohet se ishte përfshirë mbrëmë rreth mesnatës në Skedneraj, në një përleshje me armë ku u plagosën dy zyrtarë policorë.
Sipas deklaratës së policisë dhënë për “Klankosova.tv”, njëri zyrtar ka marrë plagë nga arma e zjarrit në këmbë derisa tjetri nga një mjet i fortë.
Por, se ishte përdorur arma nga ana e ish-nënkryetarit të Skenderajt kjo është mohuar nga Qerkini.