Nurellari: Demokracitë po i mbajnë parlamentet funksionale edhe gjatë pandemisë

23 mars 2020 | 21:31

Njohesi i rrethanave politike Adri Nurellari ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e pengon mbajtjen e seancës se jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku do të vendosej për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Në profolin e tij në “Facebook”, a8i ka shkruar se është e pabesueshme lehtësia me të cilën LV-ja është duke u përpjekur që të shfuqizojë demokracinë e këtij vendi duke gjetur justifikime për të mos mbajtur seancën.

Sipaa tij, Italia, Franca dhe demokracitë e tjera po i mbajnë parlamentet funksionalë edhe gjatë pandemisë.

Postimi i plotë i Nurellarit:

Është e pabesueshme dhe indinjuese lehtësia me të cilën Lëvizja Vetëvendosje është duke u përpjekur që të shkeli e shfuqizojë demokracinë e këtij vendi duke gjetur justifikime për të mos mbajtur seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Ashtu sikurse është përpjekur viteve të shkuara, që ta pengoj me molotov e gaz lotsjellës, funksionimin e tempullit kosovar të demokracisë, Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të pengojë një seancë që është e automatikisht e obligueshme me afate të përcaktuara mirë nga Kushtetuta me justifikimin e rrezikut të infektimit nga Koronavirus. Me sa duket Vetëvendosja është bërë pishman për shkatërrimin që i ka bërë koalicionit qeverisës e po përpiqet që të kapet me kapet me thonj e me dhëmbë ndaj pushtetit duke kërkuar mënyra për të penguar Mocionin e Votëbesimit.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se e ka të pamundur që të shkojë në një seancë parlamentare për shkak të rrezikimit të deputetëve gjë që përbën një dezërtim nga përgjegjësia shtetërore e politikanëve ndërkohë që qindra funksionarë të tjerë shtetërorë, mjekë, infermierë, policë e ushtarë janë në vijën e parë të frontit duke u përballur drejtëpërdrejtë me kërcënimin e koronavirusit. Politikanët e Kosovës të paguar nga taksapaguesit nuk kanë pse të jenë të privilegjuar përkundrejt dhjetëra mijëra qytetarëve të thjeshtë që çdo ditë vazhdojnë të shkojnë të punojnë nëpër farmaci, dyqane ushqimore, fabrika e ferma private. Në fund të fundit tashmë u organizua një seancë e ngutshme parlamentare, për kalimin e buxhetit, pas gjetjes së rasteve të para të të infektuarve dhe po ashtu qeveria po mblidhet rregullisht pavarësisht rrezikut.

Për ta sqaruar këtë propozim absurd e të ulët, pra a guxon të suprimohet parlamenti apo jo në kushte epidemie, mjafton të shikojmë çfarë bëhet në vendet e tjera demokratike duke marrë për shembull shtetin demokratik që më së shumti ka viktima sot në botë nga nga koronavirusi, Italinë. Seanca e fundit e përgjithshme e parlamentarëve italianë u organizua të mërkurën e kaluar në 18 mars (mund të shikohet videoja e seancës duke klikuar guarda 18 marzo) në një ditë kur Italia pati 1.084 infeksione dhe 475 viktima duke arritur totalin e 2.434 të vdekurve. Sikurse tregon edhe faqja zyrtare, seanca e radhës e dhomës së ulët të deputetëve italianë është parashikuar për të mërkurën e ardhshme datën 25 mars ora 15:00.

E njëjta gjë vlen edhe për shtetet e tjera demokratike. Shteti i dytë më i prekur sot është Spanja,në datën 17 mars, në mes të shpërthimit të epidemisë i mblodhi të dy dhomat e parlamentit, dhomën e deputetëve dhe senatin, për të ratifikuar marrëveshjen e hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe ligjin e emergjencës shëndetësore. Të dy dhomat e parlamentit francez, qoftë Senati e qoftë Ansambleja Nacionale u mblodhën së fundmi të djelën në 22 mars dhe mes të tjerash votuan gjendjen e emergjencës lidhur me pandeminë. Pra demokracia parlamentare funksionion, nuk mund të asgjësohet gjatë krizave, përkundrazi, me kushtetutë në Kosovë kuvendi duhet të funksionojë edhe në rast lufte të mirëfilltë. Prandaj çdo përpjekje për të penguar funksionimin e parlamentit dhe zhvillimin e Mocionit të Votëbesimit, mban erën e një grushti shteti, përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës për të cilën shkaktarët do të kenë pashmangshmërisht përgjegjësi personale ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia nuk e mori seriozisht pandeminë e koronavirusit, duke qenë…