Nurellari: Narrativa e LV-së, relativizimi i Millosheviqit dhe demonizimi i rivaleve politik
16 nëntor 2021
| 15:07
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, e ka kritikuar qëndrimin e kryetarit të ri të Shtimes, Qemajl Aliu, i cili pas fitores përballë Naim Ismajlit të PDK-së, ka deklaruar se kjo komunë përsëri është e lirë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se narrativa zyrtare e LV-së është relativizimi i Millosheviqit dhe demonizimi i rivaleve politik.
“Kjo është narrativa zyrtare e Vetëvendosjes: relativizimi madje glorifikimi i Millosheviqit dhe demonizimi i rivaleve politik. Sipas kësaj propagande anti-kombëtare, që është bërë retorike e përditshme e Vetëvendosjes, ‘Kosova nën okupimin serb paska qenë e lirë dhe e begate por administrata ndërkombëtare e OKB-së dhe qeverisja shqiptare e paska shkatërruar’”, ka shkruar Nurelarri.